Termet i fuqishëm me magnitudë prej 7.3 godet lindjen e largët!

0 minutes, 31 seconds Read

Indonezia u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3  këtë mbrëmje, njoftoi Instituti Evropian Sizmologjik (EMSC).

Sië raporton Reuters, është goditur ishulli Kepulauan Batu, i cili u trondit dy ditë më parë nga një tërmet me magnitudë 7.1, transmeton Telegrafi.

EMSC thekson në faqen e saj të internetit se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dhjetë kilometrash.

Bëhet fjalë për arkipelagun indonezian të ishujve Batu në Oqeanin Indian, ku jetojnë më shumë se 30 mijë banorë.

Deri më tani, asnjë paralajmërim nuk është lëshuar për shkak të një cunami të mundshëm. /Telegrafi/

Publikime te ngjashme