Ambasadori gjerman i shqetësuar me vendimin e Qeverisë për mbylljën e Klan Kosova: “Goditje e rëndë mbyllja e një prej mediave më të mëdha..”

0 minutes, 58 seconds Read

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur shumë i shqetësuar pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e mediumit “Klan Kosova”.

Rohde ka shpërndarë reagimin e Qendrës Evropiane për Media, ku bëhej i ditur ky vendim.

“Shumë shqetësuese: Mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovë do të ishte një goditje e rëndë për lirinë e medias”, ka shkruar ai.

Komisioni për shqyrtimin e ankesave në ARBK ka marrë vendim që t’ia pezulloj Klan Kosovës certifikatën e biznesit, pasi nuk ia ka pranuar ankesën. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se për ta kjo çështje ka mbaruar, e se rasti tashmë do të kaloj në Gjykatë.

Rreth këtij rasti ka pasur reagime të shumta, ku vet medium në fjalë, Klan Kosova, ka bërë të ditur se i ka të gjitha dokumentet që dëshmojnë se pronari i kompanisë e ka regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, bëhet e ditur se Klan Kosova do të ankohet në gjykatën kompetente rreth rastit.

Publikime te ngjashme