Jevtiq: Të dielën protestojmë në Shtërpcë për Stefanin e Milloshin

0 minutes, 51 seconds Read

Zyrtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka treguar se të dielën më 8 janar do të mbahet protestë përpara Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë pas rastit të plagosjes së dy të rinjve atje.

Protesta do të mbahet në orën 12:00 dhe Jevtiq thotë se nga aty do të dërgojnë mesazhin se “na ka ngopur terrori dhe urrejtja, se duam vetëm paqe dhe të jemi në rrugën tonë”.

“Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Milloshin, gjithçka që na ka ndodhur së fundmi, nuk ka përfunduar. I kemi hequr bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne. Të dielën, më 8 janar, në ditën e dytë të Krishtlindjeve, mblidhemi në Shtërpcë para Shtëpisë së Kulturës, në orën 12:00. Në mënyrë unike dhe së bashku, do të dërgojmë mesazhin se na ka ngopur terrori dhe urrejtja, se duam vetëm paqen dhe të jemi në rrugën tonë”, ka thënë ai.

Publikime te ngjashme