Dy të rinj serbë sot pasdite janë plagosur me armë zjarri në Shtërpcë. Për këtë akt është arrestuar një i dyshuar. Pas plagosjes, serbët janë mbledhur në Gotovushë dhe e kanë bllokuar rrugën Shtërpcë-Ferizaj. Pas intervenimit të Policisë së Kosovës, rruga është liruar pa incidente.

Ndërkohë, politikanët serbë dhe mediat në Serbi këtë rast po e shfrytëzojnë për të goditur Kosovën dhe shqiptarët, duke i dhënë konotacion ndëretnik.

Politikë dhe propagandë me plagosjen e të rinjve serbë ka bërë sonte edhe Aleksandar Vuçiq, transmeton Demokracia.com.

Në një postimi në Instagram, Vuçiq e ka publikuar fotografinë e 11 vjeçarit të plagosur, Stefan Stojanoviq i cili nga spitali ka pozuar me tre gishta të ngritur.

“Të jesh me jetë të gjatë dhe i shëndetshëm, Stefan. Në Hilandar sonte të gjithë po lutemi për ty. Krishti lindi”, ka shkruar Vuçiq në mbishkrimin e fotografisë.