ISRAEL-PALESTINIANS/

Izraeli shkel Rafahun me tanke e automjete të blinduara

0 minutes, 52 seconds Read

Tanket izraelite kanë shkelur në Rafah, tri javë pas një ofensive tokësore në qytetin jugor të Gazës, i cili ka nxitur reagim global pas numrit të viktimave të vazhdueshme të civilëve.

Sipas Reuters, tanke dhe automjete të blinduara me mitralozë janë parë pranë xhamisë Al-Awda, e cila është pikë referimi qendrore në Rafah.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj vazhduan të operojnë në zonën Rafah, pa komentuar përparimet e raportuara në qendër të qytetit, shkruan Reuters.

Bëhet e ditur se gjatë natës, forcat izraelite e kanë sulmuar qytetin nga ajri dhe toka, duke shtyrë ofensivën përpara, pavarësisht reagimeve ndërkombëtare për sulmin e të dielës që shkaktoi një zjarr masiv në një tendë, duke vrarë së paku 45 palestinezë, ku më shumë se gjysma ishin fëmijë, gra dhe të moshuar.

Në një lëvizje tjetër që supozohet se synonte frenimin e dhunës, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia e kanë njohur zyrtarisht një shtet palestinez këtë të marte.

Publikime te ngjashme