Serbia me pretendime: Parandaluam anëtarësimin e Gjykatës Kushtuese të Kosovës në Asociacionin e GJK-ve Evropiane

0 minutes, 53 seconds Read

Gjykata Kushtetuese e Serbisë si dhe Qeveria e Serbisë pretendojnë se ia kanë arritur qëllimit ta “parandalojnë” anëtarësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, siç i citoi mediumi serb “KO”.

Në Rrethin e Kryetarëve të GJK-ve evropiane, siç pretendon GJK e Serbisë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës “nuk i ka arritur dy të tretat e shumicës së nevojshme” për të t’u anëtarësuar.

Të njëjtin pretendim e ka bërë edhe kryediplomati serb, Marko Gjuriq, i cili tha se ky rezultat i pretenduar u arritur “falë përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë së Serbisë dhe Gjykatës Kushtetuese të Serbisë”.

“Ajo iniciativë u refuzua, Serbia arriti të pengojë anëtarësimin e Kosovës. Nuk është e parëndësishme, ata u përpoqën ta shtyjnë nga dera e pasme, por ekipet tona biseduan me gjykatat kushtetuese në mbarë Evropën. Kosova nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme dy të tretat”, tha Gjuriq në Tv Pink.

Publikime te ngjashme