Lojtari kryesor i Izraelit përjashtohet nga kombëtarja për një arsye të çuditshme

1 minute, 9 seconds Read

Kombëtarja e Izraelit prej disa kohësh luan pa Eran Zahavin (35 vjeç). Golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit izraelit nuk u ftua as në mars për ndeshjet e para kualifikuese për në Euro 2024, dhe L’Equipe zbulon historinë e pabesueshme që qëndron pas këtij vendimi.

Në fillim të kualifikimeve, Izraeli barazoi 1:1 me Kosovën, dhe më pas u mposhtën nga Zvicra (3:0), dhe shumë njerëz nuk e kuptuan pse Zahavi nuk ishte në skuadër.

L’Equipe shkruan se sulmuesi i Maccabit kërkoi që të kishte një dhomë vetëm për vete gjatë grumbullimit, një favor që i është bërë vitet e fundit.

Por përzgjedhësi, Alon Hazan, vendosi t’ia mohojë këtë privilegj në fund të vitit të kaluar. Pak javë më parë Zahavi foli për një rikthim të mundshëm dhe kërkoi që të lejohej të qëndronte vetëm ditën e ndeshjes, por përzgjedhësi refuzoi dhe pas kësaj është e vështirë të besohet se Zahavi do të rikthehet në kombëtare.

Para ndeshjeve të tjera në qershor, trajneri Hazan, tashmë nën presion të madh, nuk ia mbylli derën plotësisht Zahavit, por më shumë se një “çështje dhome”. Duket më shumë si një luftë egosh.

Zahavi luajti 70 ndeshje për Izraelin dhe shënoi 33 gola.

Publikime te ngjashme