Gjuriq reagon pas raportimeve për atentat ndaj kryeministrit Kurti

1 minute, 36 seconds Read

Ambasadori i Serbisë në Amerikë, Marko Gjuriq, ka reaguar pas lajmit për tentativën për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se gjatë takimit që ka pasur me partitë simotra socialiste në Shkup, ka marrë informacione për kërcënime të shumta nga individë dhe struktura “që i kanë rrënjët në Beogradin zyrtar”, njoftoi sot RTK dhe shtoi se kishte informacione për tentativë për vrasjen e Kurtit, transmeton Ballkani.info.

Gjuriq ka shkruar në rrjetin social X dhe i është drejtuar Kurtit dhe ka shkruar se ndonjëherë mund t’i gënjejë disa njerëz, por nuk mund t’i gënjejë të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës.

Sikur Gjuriqi ka pasur edhe analist të vetëshpallur në Kosovë që janë tallur me këtë informacion!

“Asgjë nuk thotë më shumë për fiaskon që Albin Kurti ka pësuar në KS të OKB-së sesa historia e tij e fundit e trishtë fantastiko-shkencore për një komplot për ta vrarë. Pasi 13 nga 15 anëtarë të KS të OKB-së shprehën shqetësime serioze për veprimet e tij shumë reale dhe shkatërruese, ka mënyrë më të mirë për të sprapsur historinë sesa për të viktimizuar dikë që ngacmon, arreston dhe pastron një grup të tërë etnik. Dhe, natyrisht, e fajëson Serbinë për këtë. Pse të mos përfshihen të huajt në komplot? Ti vetëm ke harruar një gjë, Albin – mund t’i gënjesh disa njerëz ndonjëherë, por nuk mund t’i gënjesh të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Gjuriq.

Burime të sigurta nga institucionet e sigurisë në Kosovë kanë thënë se menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë marrë informacione se Serbia po tenton të vrasë Kurtin në Shkup. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme