Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovernier po largohet nga Kosova dhe shërbimi në Prishtinë i fundit për një diplomat karriere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ai.
Ai të martën mori urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja e vendit, ndërsa u emocionua gjatë fjalës së tij, duke thënë se i kishin humbur fjalët.
Vjosa Osmani, e cila publikoi një video nga ky moment, tha se Hovenier “për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador”.
“Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të. Faleminderit Ambasador Hovenier!”, shkruan presidentja në Facebook.