Eskalon situata në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD-së godet me shishe ministrin Balla

0 minutes, 25 seconds Read

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka goditur me shishe uji ministrin e Shtetit, Taulant Balla, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Teksa Balla po mbante fjalim, deputeti demokrat me shpejtësi shkoi te foltorja për ta goditur me shishe.

Design Plus Carousel Ad

Menjëherë ndërhyri Garda dhe e bllokoi Nokën, por arriti ta gjuante shishen në drejtim të Ballës.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e përjashtoi nga seanca deputetin e PD-së.

Seanca u ndërpre deri në qetësim të situatës.

Publikime te ngjashme