“Dy vëllezër më kanë vdekur nga pakujdesia”, Sara Gjordeni sqaron foton virale me Meritonin

1 minute, 27 seconds Read

Sara Gjordeni ka qenë së fundmi e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur për të kaluarën dhe për vështirësitë që ka hasur gjatë jetës.

Ish-konkurrentja u shpreh e indinjuar për ‘meme-t’ në rrjet për foton e saj me Meritonin dhe Bardhin para se të dilte nga shtëpia.

Sara tha se mungesa e babait si dhe humbja e dy vëllezërve, ka bërë që të jetë më e afër me djemtë se sa me vajzat, ndërsa afrimiteti me Meritonin nuk duhej të ishte keqkuptuar.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë nuk kam qenë fëmijë i vetëm. Sot do kisha dy vëllezër. Nëna ime ka humbur dy djem. Mbase prandaj më kanë djegur shpirtin me historinë e Meritonit. I shihja të dy shumë të afërt për mua. Prandaj shkoj më shumë te meshkujt për të gjetur diçka që më ka munguar gjatë jetës. Nuk ka filozofi dashnori dhe i dashuri”, u shpreh ajo.

E njëjta theksoi: “Nëse do bëja diçka për lojë, Endrik Beba Sara dhe Bardhi do kishin bërë një histori që do kishin lënë në hije çdo banor tjetër. Kjo historia e Meritonit është e tepërt. Ai djali ishte shumë i sëmurë, djemtë kanë bërë një DUA para se të fillonte prime. Çunat janë lutur për mos daljen time atë natë prandaj ishte aq emocionues. Kur shoh meme’t kur dal, ishte një zhgënjim që s’di ça emri t’i vendos. Vëllezërit kanë humbur jetën, pakujdesi e mjekësisë shqiptare”.

Sara brenda krijoi një lidhje dashurie me reperin nga Maqedonia, Bardhin./Telegrafi

Publikime te ngjashme