Detaje mbi vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva, deklarohet edhe Policia

1 minute, 12 seconds Read

18 vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda nga dy persona të dyshuar.

Fejzullahu, i cili u godit me makinë nga të dyshuarit, më pas u rrah me shufra metalike, duke pësuar lëndime serioze në disa pjesë të trupit.

Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë sot në QKUK.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

“Ndërlidhur me ngjarjen po në të njëjtën ditë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë dërguar në mbajtje si vijimësi e procesit hetimor” ka thënë Borovci për Indeksonline.

Ai shtoi se trupi i pajetë i Fejzullahut u dërgua sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në përputhje me rrethanat e reja, policia me autorizimin e prokurorit të shtetit, ka ricilësuar veprën penale që po hetohej deri tani dhe ka orientuar hetimin në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë”” shtoi Borovci./Indeksonline

Publikime te ngjashme