Mosha nuk po e ndal ta kërkojë edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se dëshiron të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024.
“Planifikoj të garoj, por nuk jemi ende të përgatitur ta bëjmë zyrtare”, tha ai në një intervistë për Sky News.
Këtë deklarim ai e bëri gjatë një organizimi të Shtëpisë së Bardhë, për festën e Pashkëve.
Sipas disa këshilltarëve të kreut të SHBA-ve, është se edhe 80-vjeçari edhe zëvendësja e tij, Kamala Harris, do të garojnë së bashku.
Po ashtu janë edhe disa detaje që e bëjnë të besueshme që Joe Biden, do ta kërkojë edhe një mandat në krye të shtetit amerikan.