Nëntë banorë votuan mbrëmjen e kaluar për të kaluar Luizin në nominim, ndërsa pjesa tjera votoi për Oltën, Efin, Kristin dhe Ronaldon.

Sjellja e tij brenda shtëpisë ka qenë arsyeja kryesore pse banorët kanë votuar kundër tij, në këto dy javë.

Pas spektaklit mbrëmjen e kaluar, Kristi i tha Luizit që banorët do tregohen të zgjuar dhe nuk do ta nominojnë më, por Luizi shprehu sigurinë që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.