Acarohen marrëdhëniet Izrael – Turqi! Izraeli paralajmëron qytetarët e saj në Turqi që ‘të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur’!

0 minutes, 28 seconds Read

Qendra e Sigurisë Kombëtare e Izraelit u bëri thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen nga Turqia sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton Kosova Post.

Ndërkohë që konfliktet mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë, një thirrje tronditëse u bë nga Byroja e Sigurisë Kombëtare izraelite për izraelitët në Turqi.

Në deklaratë thuhej se “Të gjithë izraelitët duhet të largohen menjëherë nga Turqia”.

Përveç kësaj, qendra izraelite e sigurisë kombëtare rriti paralajmërimin e udhëtimit në Turqi në nivelin më të lartë.

Publikime te ngjashme