Përgjaket qendra e Memaliajt: Hasmëria e vjetër përfundon me një të vrarë dhe një të plagosur rëndë

1 minute, 3 seconds Read

Një breshëri armësh ka tronditur mbrëmjen e kaluar qytetin e Memaliajt, në rrethin e Tepelenës, duke shënuar një bilanc tragjik me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur rëndë.

Viktima e këtij atentati është identifikuar si 30-vjeçari Endri Goxhaj. Bazuar në të dhënat e para, krimi dyshohet se erdhi si pasojë e një hasmërie të vjetër mes palëve, e cila kulmoi me përdorimin e armës nga 29-vjeçari Donaldo Nela.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Përveç vdekjes së Goxhajt, në rrethana ende të pasqaruara plotësisht, ka mbetur i plagosur edhe vëllai i vetë autorit, 25-vjeçari Dario Nela.

I lënduari aktualisht po lufton me vdekjen në sallën e operacionit, pasi është goditur nga katër plumba, të cilët i kanë prekur mushkëritë, barkun dhe shpretkën.

Krimi i rëndë u regjistrua pranë një lokali në qendrën e qytetit, ku policia pas ndjekjes arriti të vërë në pranga autorin që po tentonte t’i shpëtonte kapjes, raporton Tch.

Specialistët e grupit hetimor po vijojnë punën në vendin e ngjarjes për të dokumentuar çdo provë që shërben për zbardhjen e motiveve të këtij krimi./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme