Zbardhet vjedhja marramendëse në Pejë: kush është gruaja që dyshohet se mori mbi 170 mijë dollarë nga kasaforta?

0 minutes, 48 seconds Read

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me një vjedhje të rëndë që kishte tronditur qytetin e Pejës muaj më parë.

Ngjarja e rëndë ishte regjistruar në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku nga brendësia e një kasaforte ishte raportuar zhdukja e një shume tejet të lartë parash.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Pas një angazhimi intensiv operativo-hetimor, policia ka arritur që më 21 prill të vërë në pranga të dyshuarën Arjanita Broqi, rreth 45-vjeçare.

Sipas informacioneve të siguruara, ajo ngarkohet me dyshimin se ka përvetësuar nga kasaforta e viktimës A. B., rreth 176 mijë e 900 dollarë amerikanë dhe 3 mijë e 750 euro.

E dyshuara është marrë në pyetje në prani të avokatit të saj, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj saj është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Për momentin, e arrestuara ndodhet në Qendrën e Ndalimit, derisa hetuesit policorë po vazhdojnë procedurat për dokumentimin e plotë të këtij rasti./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme