“Raport fantazish”: Rama i kërkon Trumpit ndërhyrje për çështjen e krerëve të UÇK-së në Hagë

1 minute, 28 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delphit, në një bashkëbisedim me kryeredaktorin e “Kathimerinit”, Alexis Papahelas, ka adresuar çështjen e drejtësisë ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Rama zbuloi se këtë shqetësim ia ka prezantuar edhe presidentit amerikan Donald Trump, duke kërkuar vëmendje të shtuar ndaj asaj që ai e konsideron si një proces të ngritur mbi një raport krejtësisht fiktiv.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Pata mundësinë të isha me presidentin Donald Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i parashtrova një çështje që e konsideroj jetike, e cila lidhet me të drejtën ndërkombëtare dhe specifikisht me Gjykatën Speciale. Kjo gjykatë u themelua mbi bazën e një raporti të trilluar, i sponsorizuar nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që nxiti hetimet për pretendimet ndaj UÇK-së, e veçanërisht për trafikimin e organeve. Procesi filloi me largimin nga zyra të një presidenti në detyrë dhe të kryetarit të parlamentit për t’i dërguar në Hagë para se të kishte një akuzë formale, ndërsa sot gjithçka ka marrë tjetër drejtim, pasi u vërtetua se trafikimi i organeve ishte thjesht një trillim”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare po ashtu bëri të ditur se ende nuk ka pranuar një reagim konkret nga ana e Trumpit.

“I bëra të ditur presidentit Trump se kjo është një situatë për të cilën ai duhet të jetë i informuar, me shpresën se do të mund të ndërhyjë, mirëpo deri më tani nuk kam pranuar ndonjë përgjigje prej tij./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme