99% të votave të numruara, presidenti Erdogan fiton bindshëm edhe balotazhin në Turqi!

0 minutes, 46 seconds Read

Në Turqi nga të dhënat paraprake presidenti në detyrë Rexhep Taip Erdogan do të marrë edhe një mandat tjetër 5 vjeçar, pasi nga 99% të votave të numruara ai ka marrë deri tani mbi 52% të votave.

Rivali i tij i opozitës Kemal Kilicdaroglu është ndalur rreth 48%. Deri tani janë numëruar gati 99% e votave.

Sipas Anadolu Agency, dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve është 4% më e ulët se në rundin e parë, përkatësisht 84-85 për qind. Mbi 400 mijë vullnetarë nga partitë opozitare kanë monitoruar procesin e votimit dhe të numërimit të votave.

Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave. Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë.

Publikime te ngjashme