Këto janë fjalët e para të Recep Tayyip Erdoğanit pas shpalljës së fitorës në Stamboll!

0 minutes, 43 seconds Read

Recep Tayyip Erdoğan ka shpallur fitoren në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Erdogan, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në Stamboll, ka falënderuar “çdo anëtar të kombit që na përcolli edhe një herë përgjegjësinë për qeverisjen e Turqisë për pesë vitet e ardhshme”.

“Ne kemi përfunduar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me favorin e popullit tonë”, tha Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për kombin.

Ai falënderoi popullin turk për “festën e demokracisë” që vendi ka përjetuar gjatë zgjedhjeve, raporton Al Jazeera.

“Me dëshirën e Zotit ne do të jemi të denjë për besimin tuaj siç kemi qenë për 21 vitet e fundit”, tha presidenti.

Ai shtoi se të gjithë 85 milionë qytetarët e vendit janë “fituesit” e dy zgjedhjeve të 14 dhe 28 majit.

Publikime te ngjashme