Reuten: Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza

0 minutes, 38 seconds Read

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, thotë se vendimi i Këshillit të Ministrave Evropian për vendimin e liberalizimit të vizave për Kosovën është hap i rëndësishëm.

Sipas Reuten, më së voni më 1 janar 2024, Kosova do ta marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza.

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar se e mirëpret vendimin e shteteve anëtare.

“Hap i rëndësishëm! Unë e mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti: votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza”, ka shkruar ai.

Publikime te ngjashme