Britania mbështet pa kushte anëtarësimin në KiE

1 minute, 2 seconds Read

Në një përgjigje për KOHËN, shefi i Zyrës për Komunikim, Richard Le Vay, ka thënë se e inkurajon Kosovën në rrugën për anëtarësim në këtë organizatë evropiane.

“Mbretëria e Bashkuar mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe e inkurajon të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbështetjen e nevojshme për një votim të suksesshëm në Komitetin e Ministrave”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se është koha që Qeveria e Kosovës t’i bindë shtetet për pranim në KiE, duke ndërmarrë “hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Në një përgjigje për KOHËN, nga kjo ambasadë kanë thënë se QUINT-i dhe të tjerët në vazhdimësi kanë theksuar se presin që Kosova të ndërmarrë hapa të prekshëm për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për ta arritur shumicën e kërkuar prej dy të tretave në Komitetin e Ministrave që aplikimi për anëtarësim të jetë i suksesshëm.

Publikime te ngjashme