Mbi 98% për qind të votave të numëruara, këto janë rezultatet dhe të rejat e fundit nga balotazhi për president të Turqisë

1 minute, 23 seconds Read

Gjatë ditës së diel në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët e këtij vendi – me votën e tyre – do të vendosin se kush do ta drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 14 maj dhe duke qenë se asnjë kandidat nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët kryesorë, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kandidati kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu, u desh të përballen sot në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve ishte e lartë dhe për të votuar dolën 86,98 për qind e votuesve (64,190,651 persona), dhe sipas rezultateve, Recep Tayyip Erdogan fitoi më shumë vota (49,52 për qind), i ndjekur nga Kemal Kiliçdaroglu që fitoi 44,88 për qind të votave.

Në vendin e tretë ishte Sinan Ogan me 5.17 për qind të votave dhe në vendin e fundit kandidati që u largua nga gara për pozitën presidenciale pak ditë para zgjedhjes së Muharrem Ince, por që gjithsesi fitoi 0.43 për qind.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Erdogan mori mbështetjen e Sinan Oganit.

Rezultatet e publikuara nga mediat në Turqi, kur tashmë në ora 19:15 janë numruar mbi 98% të votave, vazhdojnë të tregojnë për një epërsi të dukshme Recep Tayyip Erdogan në raport me kundërkandidatin e tij Kemal Kiliçdaroglu në zgjedhjet e balotazhit për president të Turqisë. Nga 98% të votave të numruara Recep Tayyip Erdogan ka marr rreth 52.10% ose rreth 27 milion vota, ndërsa kundërkandidati i tij Kemal Kilicdaroglu ka rreth 47.90% ose rreth 24.8 milion vota të turqve.

Publikime te ngjashme