Vuçiqi thotë se me marrëveshjën e sotme parashihet komision i përbashkët për Asociacionin!

0 minutes, 38 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se plani i implementimit të propozimit evropian parashihet në disa afate. Sipas tij, fillimisht do të formohet një komision i përbashkët monitorimi që do të raportohet pas 30 ditësh, e që, sipas tij, do të nisë punën me Asociacionin e pastaj me personat e pagjetur.

Ai ka thënë se çështja e Asociacionit është e nënshkruar dhe se “kjo duhet të realizohet”.

“Nuk mund të zgjedhësh atë që pëlqen, dhe të marrësh atë që të pëlqen. Është dokument i nënshkruar. Ju e keni nënshkruar, mu për këtë ju duhet ta realizoni. Është një rregull shumë konkret”, ka thënë ai pas takimit me Kurtin në Ohër.

Publikime te ngjashme