Edhe Borell e konfirmon se ka një marrëveshje mes paleve

1 minute, 22 seconds Read

Pas rreth 10 orësh diskutime në tavolinën e negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar për media pas përfundimit të takimit, ku ka bërë të ditur se ishte një ditë e gjatë.

“Qëllimi ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen se si ta zbatojnë marrëveshjen në takimim e fundit në Bruksel. Marrëveshja është arritur. Sot ishte se si të zbaothet. Të pajtohemi se sit ë zbatohet. Na duhet hapa konkrete praktike në atë se cfarë duhet të bëjmë, se si dhe kush, sepse shpoesh thuhet se djalli fshihet në detaje andaj na është dashur një agjendë deh kemi biseduar 12 orë për këtë. Pas 12 orësh kemi një marrëveshje se si t ia bëjmë. E them që Kosova dhe Serbia janë pajtuar në planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur.palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes në mirëbesim. Ishin negociata të vështira”, ka thënë Borrell.

“Për nenin 7 – Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, them menjëherë, negocimin për të vendosur aranzhimet dhe përgatitje për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb”, ka thënë Borrell.

Vijon…

Publikime te ngjashme