Vuçiq vazhdon ta maltretojë Tajkoviqin, politikania nga Kosova sërish ndalet nga policia në aeroport

0 minutes, 36 seconds Read

Rada Trajkoviq: Më ndaluan sërish policia kufitare në aeroport

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se është ndaluar sërish në aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në aeroportin e Beogradit”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter, e cila gjithashtu ka njoftuar dje se ka përjetuar të njëjtën shqetësim, transmeton Ballkani.info.

Siç tha ajo, “duket se po llogarisin në faktin se publiku do të lodhet me njoftimet e mia dhe se komuniteti ndërkombëtar do ta pranojë bullizmin tim si fakt”.

“Dhe ‘ata’ po ecin të lirë nën sanksionet amerikane”, ka shkruar Rada Trajkoviq.

Publikime te ngjashme