U rrit vetë nën rrënoja, Modric bën gjestin fisnik për Turqinë

0 minutes, 38 seconds Read

Duke qenë se ai vetë u rrit në rrënojat e luftës, Modric u qëndron pranë atyre që tani po përpiqen të ndërtojnë një jetë të re në rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë.

Luka Modric ka nxjerrë në ankand fanellën e tij të Kroacisë në ndeshjen e Kupës së Botës në Katar ku Kroacia u ndesh me Marokun për vendin e tretë.

Fitimet nga shitja e kësaj fanelle do të shkojnë për të gjithë të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.

“Përshëndes të gjithë miqtë e mi turq. Dua t’ju dërgoj forcë dhe lutje për këto kohë të vështira”, tha mesfushori i Real Madrid.

Publikime te ngjashme