Vuçiç vazhdon me ankesa e viktimizim para senatorëve amerikan: “Kurti kërkon luftë në zemër të Evropës”

0 minutes, 48 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot në telefon me tre senatorë amerikanë – Chris Murphy, Jean Shaheen dhe Pete Ricketts, për situatën në veri të Kosovës.

Vuçiq u tha senatorëve amerikanë “qartë dhe pa mëdyshje” se arrestimi i sotëm i Milun Milenkoviqit “është provokim dhe krim” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, me të cilin sipas tij, ai “po tenton të provokojë luftë në zemër të Evropës”.

Po ashtu, Vuçiq ka theksuar se Serbia po bën gjithçka që mundet për të ruajtur paqen, por se populli serb në Kosovë “është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit”.

Nga ana tjetër, të tre senatorët amerikanë i thanë Vuçiqit se ata kërkojnë përmbajtje dhe thirrje për paqe nga Serbia, “sepse është në interesin më të mirë të të gjithëve në Ballkanin Perëndimor”.

Publikime te ngjashme