Vetëvendosje me një video të re, shënjestron partitë opozitare : Tri rastet për drejtësinë

0 minutes, 33 seconds Read

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video, përmes së cilës ka shënjestruar sërish partitë opozitare.

VV-ja i ka përdorur për videon më të re deklaratat e fundit të zyrtarëve të partive opozitare.

Sipas VV-së, janë “3 rastet shkollore për drejtësinë që e njohim të gjithë”.

“Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit: – ShIK-u që kërkon 3 milionë për të liruar Guvernatorin. – Ministri i LDK-së që kërkon nga Policia të mos ja burgos kryetarin. – Kryeprokurori që i shkon me dosje Kryeministrit”, ka shkruar LVV sipër videos së shpërndarë në Facebook.

Publikime te ngjashme