Luizi rrëfen linjën e jetës përmes emocioneve të forta: Kam dashur t’i jap fund jetës shumë herë

2 minutes, 17 seconds Read

Sonte ka një suprizë të madhe për Luizin, të pëlqyerin e të gjithë shqiptarëve.

Në dhomën e rrëfimit ai u përlot teksa foli për karrierën e tij, shkruan lajmi.net.

Ai tha se ishte një moment se duhej të zgjedhte mes zemrës dhe karrierën, e ai zgjodhi zemrën.

Kjo sipas tij i rezultoi me zhgënjim e kur u kthye në Shqipëri për të gjithmonë sipas tij ishte shumë vonë.

“Kam lindur në Shkodër, në vitin 1985. Gzimi ishte i madhë pas një vajze lindi një vajzë. Kur kam qenë 4 vjeç dhe kam qenë duke luajtur nën tavolinë dhe nana e ka vendos në tavolinë dhe fjala ime e parë ishte: ma jep atë. Nana më merrte në kishë dhe aty mësova këngën e parë. Kur u bëra maturant kushtet në familje nuk ishin të mira dhe nana punojke dy punë dhe baba në të njejtën kohë. Dhe vendosa të punojë si kamarier dhe një shok më thotë se “Ethet” kishin ardhur në Shkodër. Dhe më pas mora pjesë në Eurovision me “Zjarr dhe ftoft”. Kur u ktheva në Shqipëri u lidha me një vajzë për 10 vite dhe u zhvendosa dhe e zgjodha atë. Ajo nuk më ka kuptuar asnjëherë se e kisha zgjedhur atë para karrierës dhe dëshirës sime.

Pastaj vendosëm t’i jepnim fund. Më pas u ktheva sërish në Shqipëri teksa nuk kisha asgjë. Shpesh kam tentu edhe t’i jap edhe fund jetës. Më pas mu kujtua një shkodran që nuk besoja se do ma hapte, ai quhet Venec Beci, i cili ma ka hap telefonin dhe më ka ndihmuar dhe më futur në punë. Në krishtlindjen e 2020 më thërret babai dhe më uron, e në periudhë pandemie më thërret një shok i imi dhe më njofton se babai ka ndërruar jetë dhe ishte pandemi nuk mundesha as të udhëtoja. Nuk kisha mundësi të i qëndroja as motrës as nënës afër. Më pas mora një telefonatë nga Big Brother ku lash edhe punën dhe hoqa dorë të ikja nga Shqipëria. Këto lotë nuk janë për ata që më ka sharë e kritikuar por do të ju them që unë jam këtu sepse ia dola ndërsa ju jeni atje dhe më shikoni nga ekrani. E kur të dal nga këtu do të vazhdoj ëndrrën time”, tha Luizi në linjën e jetës. Perjetimin e Luizit mund ta shikoni nga minuta e 57 e videos së më poshme. 

Publikime te ngjashme