“Vëllanë e vogël e kam në Tiranë”, Rama, gazetares kur pyet pë Kurtin: Doni të më fusni në kurth

1 minute, 12 seconds Read

Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Edi Rama i është përgjigjur pyetje të gazetarëve.

Ndër të tjera Rama është pyetur edhe për Albin Kurtin, duke i thënë nëse ka ndonjë porosi “për vëllanë e vogël”.

Por Rama kësaj pyetjeje ka zgjedhur ti përgjigjet duke thënë: Vëllanë e vogël e kam në Tiranë është drejtori i klubit Partizani, është Olsi Rama!

Më tej gazetarja vijoi: Raportet janë aq të këqija sa mos ta quani më vëlla?

Rama: Më bëtë pyetje me shpresën që do më fusnit në kurth, por jam mësuar me këto kurthe, por po rashë në kurth hidhem vetë nuk më fut dot njeri.

A mendoni se ka lider unifikues në Kosovë?

Rama: Nuk është çështje personash, është çështje e ndarjes interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Unë besoj që kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre ata janë një. Në kuptimin që Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave dhe brenda gjërat mund të diskutohen, por interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe është ai mbi të cilin përcaktohet edhe mënyra si të tjerët na shohin.

Publikime te ngjashme