Profesori nga Beogradi: Parlamenti ‘gjithëserb’ u u bë ekskluzivisht për Kosovën dhe Srebrenicën, vazhdimësi e politikës katastrofike serbe

0 minutes, 55 seconds Read

Profesori në pension i Fakultetit të Shkencave Politike të Beogradit, Rade Veljanovski, foli për televizionin N1 për Kuvendin e ashtuquajtur ‘Gjithëserb’ i cili u mbajt në Beograd në mënyrë pompoze.

Profesor Veljanskovski i përmblodhi mesazhet e parlamentit, të cilat përbëhen në dy kryesore: “Serbët janë më të fortët në rajon dhe askush nuk duhet të bëjë shaka me serbët”.

“Është vazhdimësi e një politike që ekziston për gati 40 vjet”, tha profesor Veljanovski.

“E gjithë ajo deklaratë dhe i gjithë ai parlament është bërë për dy arsye themelore. Njëra është rezoluta për Srebrenicën dhe tjetra është Kosova. Është një politikë krejtësisht shterpë dhe e pamenduar në lidhje me të dyja këto ngjarje,” theksoi Veljanovski.

Ai thekson se Rezoluta është rezultat i faktit se Serbia nuk e ka pranuar atë që ndodhi në Srebrenicë për dekada, si dhe lavdërimi i pjesëtarëve të popullit serb që morën pjesë në gjenocid.

“Dhe është harruar fare se sa mori pjesë Serbia në të”, tha ai.

Publikime te ngjashme