“Vajza është shumë e re, qesh bukur”, analisti Zheji ofendon në studio deputeten Doarsa Kica

0 minutes, 31 seconds Read

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica gjatë një debati në emisionin e Shqipërisë ‘Top Story’ është ofenduar nga analisti politik Artur Zheji, duke e cilësuar se “është ende e re”.

Teksa diskutohej lidhur me sulmin terrorist në veri të Kosovës, Kica dhe Zheji kishin mospajtime gjatë diskutimeve, në debat e sipër ky i fundit i drejtohet deputetes “mos bë zhurmusen të lutem”, ku pastaj Doarsa fillon dhe qesh.

“Qesh bukur por jemi thirrur për debat, nuk është spektakël, nuk po të ofendoj, por po më shqetëson”, ishin fjalët e analistit Zheji ndaj deputetes së LDK-së Doarsa Kicës.

Publikime te ngjashme