Mourinho kurrë s’i ka pasur punët mirë me gjyqtarët, kartoni i tretë i kuq në Serie A

0 minutes, 36 seconds Read

Skuadra e AS Romës është duke humbur me rezultat 2 me 1 ndaj Cremonese në stadiumin “Giovanni Zini” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Serie A.

Trajneri portugez, Jose Mourinho me fillim të pjesës së dytë u ndëshkua me karton të kuq direkt.

Kjo ndodhi për shkak se portugezi pati një bisedim me ton të lartë ndaj gjyqtari të katërt.

Për Jose Mourinhon kjo ishte hera e tretë që brenda një sezoni të Serie A e sheh kartonin e kuq.

Trajneri portugez pritet të mungoj në stolin e Romës për dy ndeshjet e ardhshme në Serie A. Ndaj Juventusit dhe Sassuolos./Lajmi.net

Publikime te ngjashme