Gorani: Nëse e refuzojnë marrëveshjen, Kurtit dhe Vuçiqit u merr fund karriera politike

1 minute, 7 seconds Read

Derisa po diskutohet për aneksin e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, gazetari Dukagjin Gorani thotë se nëse refuzohet kjo marrëveshje, atëherë liderëve të të dy vendeve u përfundon karriera politike.

Gorani në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nëse Kurti dhe Vuçiq e pranojnë marrëveshjen, atëherë do të detyrohen që ta implementojnë.

“Si në Serbi si në Kosovë, nëse e refuzojnë marrëveshjen, liderëve u merr fund karriera politike, nëse e pranojnë marrëveshjen detyrohen me implementu. Por në proces të implementimit rrezikojnë me u shndërru në objekt të talljes. Meqenëse opozitat e të dy shoqnive nuk kanë me ua harru. Këto janë pasojat e pashamngshme të këtyre dy qeverive që negociojnë”.

Sipas tij, opozita e Kurtit në Kosovë dhe ajo e Vuçiqit në Serbi do t’i kritikojnë shumë nëse ata vendosin që ta implementojnë këtë marrëveshje.

“Nëse i thojnë JO palët, u merr fund karriera, në mënyrë gati të ndëshkueshme, nësekëta janë gjendje gjatë implementimit me ju mbijetu kritikave të ashpërave që kanë me ju bo munden me u dëshmu që e kanë lëkurën mjaftueshëm të trashë për me u marrë me këtë zanat”.

Publikime te ngjashme