Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse falet pranë zonës ku po zhvilloheshin luftime

0 minutes, 34 seconds Read

Një video e ndarë në rrjetin social Twitter duket se tregon ushtarin çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse, duke u falur afër një beteje.

Videoja është publikuar nga uebfaqja Visegrad 24, megjithatë nuk dihet se në cilën zonë u pa ky ushtar çeçen, transmeton Telegrafi.

Luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin Bakhmut, ku Rusia me muaj është përpjekur për ta uzurpuar.

“Ushtari çeçen që lufton kundër ushtrisë ruse në Ukrainë falet derisa beteja po zhvillohet aty pranë”, thuhet në mbishkrim.

Ndonëse ushtria e çeçeneve lufton përkrah Rusisë me liderin Ramzan Kadyrov, ka disa prej ushtarëve që luftojnë kundër rusëve. /Telegrafi

Publikime te ngjashme