Ka eskaluar situata në veri të Kosovës, ku pas tensioneve mes KFOR-it dhe protestuesve serbë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri ku sipas burimeve të Sinjalit ka edhe të lënduar.
Sipas të njëjtave burime u bë e ditur se ambulanca kishte arritur në vendngjarje.
Ndërsa, në pamjet e fundit të publikuar shihen ushtarët e lënduar të KFOR-it të shtrirë në rrugë, e disa ushtarë të tjerë teksa i ofrojnë ndihmë të lënduarve.
Përveç të lënduarve, dëmet materiale janë shumë të larta.
Ndërtesa pranë komunes së Zveçanit është dëmtuar jashtëzakonisht shumë, e cilia ka disa dritare të thyera, e ku vetëm pak metra më poshtë shihen kudo në rrugë gurë që u përdorën për të sulmuar, ulëset pushuese të larguara nga vendi, e një veturë teksa digjet.