Tensionet në veri: Ambasadorët e QUINT-it me vititë të pa paralajmruar tek kryeministri Kurti

0 minutes, 28 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT-it.

Këta të fundit kanë zbarkuar në zyrën e kryeministrit pas tensioneve në veri që kulmuan edhe me përplasje mes policisë dhe protestuesve.

QUINT-i ka dënuar veprimet e institucioneve të Kosovës duke e cilësuar si të panevojshëm vendimin për dërgimin e “Specialsave” në veri.

Gjatë ditës, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pati takim me presidenten Osmani teksa më herët, ai mbajti takim edhe me dy kryetarë të komunave në veri.

Publikime te ngjashme