Ukrainasit mbrojnë pozicionet në Andriivka – publikohen pamjet e luftimeve të ashpra

0 minutes, 45 seconds Read

Ushtarët ukrainas luftojnë për të mbrojtur pozicionet e tyre në Andriivka.

Marrja nën kontroll e qytetit favorizon kundërsulmet e shumëfishta të ukrainasve në pjesën lindore të Kievit.

Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar video të luftimeve, raporton skynews.

Andriivka ndodhet nëntë kilometra larg Bakhmutit, qytet strategjikisht i parëndësishëm që është bërë simbolikisht i rëndësishëm gjatë muajve të fundit.

Ukraina shpreson të përdorë Andriivka si një pikënisje për të rrethuar qytetin e Bakhmutit.

Ndryshe, gjatë ditës së kaluar, 24 përleshje luftarake u zhvilluan në frontet në Ukrainë ndërsa ushtria ukrainase pati sukses në rajonin e Zaporozhzhia dhe Donetsk.

Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan përparim në zonat Verbovoy dhe Novoprokopivka të rajonit të Zaporizhzhia, si dhe në distriktin Klishchiivka, i cili ndodhet jo shumë larg Bakhmutit në rajonin e Donetsk.

Publikime te ngjashme