Manchester United – Manchester City: Finalja e FA Cup

1 minute, 9 seconds Read

Manchester United e ka eliminuar Brightonin nga FA Cup, për të kaluar kështu në gjysmëfinale, vetëm përmes penalltive, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan pa gola.

Ndeshjen më mirë e nisën Pulëbardhat, duke rrezikuar nëpërmjet Alexis Mac Allister në minutën e shtatë, mirëpo goditja e tij u stopua prej David de Geas.

Mundësi të artë pati edhe bashkëlojtari i tij Julio Enciso (13’), mirëpo as ky nuk arriti të thyente portierin spanjoll.

Shansi i parë serioz për Unitedin u krijuar nga Bruno Fernandes, por edhe goditja e tij ishte e pasaktë.

Enciso (57’) i Brightonit doli edhe një herë përball De Geas, e as kësaj here nuk ia doli ta mposhte.

Raste të mirë lëshoi edhe Dani Welbeck, që nuk ia doli të shënonte me kokë nga afërsia.

Dy skuadra shkuan më pas në vazhdime, derisa as aty nuk ia dolën të shënonin gol, duke bërë që fati i kësaj sfide të përcaktohej përmes penalltive.

Aty, më i saktë u tregua United, që ia doli të realizonte shtatë, për dallim nga Brightoni që shënoi gjashtë sosh – me Solly March që e humbi të shtatën.

Në finalen që luhet në Wembley, Manchester United do të ketë punë me rivalin lokal – Manchester Cityn.

Publikime te ngjashme