U nis për të përcjellë nënën në Haxh, goditet për vdekje nga një veturë në parkingun e një pompe! Zbardhen detaje të reja për vdekjen e të riut Arlind Gashi nga Hatmaxha e Prizrenit

0 minutes, 54 seconds Read

Një rast i rëndë e ka goditur familjen Gashi nga fshati Atmaxh në Prizren.

Djali i tyre, Arlind Gashi, ka ndërruar jetë duke i lënë familjarët me dhimbje të madh. Për rastin e rëndë kanë njoftuar dje familja dhe miqtë e të ndjerit.

Siç merr vesh Sinjali, Gashi ka vdekur katër ditë pasi është goditur nga një veturë tek parkingu i Shellit në Sllatinë.

I ndjeri ishte shofer i kompanisë së autobusëve të familjes së tij, dhe goditjen e rëndë e kishte marrë derisa ishte jashtë tij duke pushuar.

Bashkë me të janë goditur edhe dy persona të tjerë, por me lëndime të lehta.

Ndërkohë, Gashi, siç ka mësuar Sinjali, është trajtuar fillimisht në Mjekim Intenziv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe më pas është transferuar në një spital në Turqi.Atje edhe ka ndërruar jetë.

Shoferi i dyshuar pas vendimit të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ende nuk dihet nëse i është caktuar ndonjë masë tjetër.

Publikime te ngjashme