U krye: “S’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive, Vuçiqi në hall me Albinin”

1 minute, 33 seconds Read

Pavarësisht se e kishin pranuar në parim planin franko-gjerman, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiqi nuk u panë shumë entuziastë para takimit të tyre në Bruksel gjatë ditë së sotme.

Takimi i shumë pritur nuk kënaqi ata që besonin tek nënshkrimi i marrëveshjes, as nuk u dha shumë të drejtë edhe atyre që ishin skeptikë. Të gjithë mbetën të arsyetuar në parashikimet e tyre, Takimi i nisur nga ora 17 përfundoi pas tri orë bisedimesh me ndërmjetësuesit evropianë z. Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak në konferencën për media shprehën optimizmin e tyre se palët janë në drejtimin e duhur të arritjes së marrëveshjes.

Pas takimit Vuçiqi mjaft i shqetësuar ku deklaroi se “ishte takim i vështirë dhe se takimet do të vazhdojnë” deri la të nënkuptohet se s’ka pasur arritje të marrëveshjes. Asociacioni mbetet “thembra e Akilit” në arritjen e marrëveshjes, me Vuçiqin që i mëshon fortë tezës për Asociacionin. Derisa Kurti u shpreh se “takimi ishte pozitiv në pranimin e planit franko-gjerman”, derisa për Asociacionin nuk tha asgjë.

Pra, takimi i sotëm përfundoi pa marrëveshje, ashtu siç edhe ishte paraparë, palët janë antagoniste sa i përket Asociacionit, mënyrës së realizimit dhe funksionimit të saj.

Pavarësisht se përfaqësuesi evropian deklaroi se “Le të kuptohet se Kurti e Vuçiq e kanë pranuar përfundimisht planin franko-gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt”, ka deklaruar Borrell, pa përmendur Asociacionin si pengesë.

Duket se është arritur marrëveshje vetëm verbalisht, derisa s’ka nënshkrim. Me 18 mars në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahet takimi i ardhshëm, me palët që po luajnë fortë.

NGA FATON MEHMETI

Publikime te ngjashme