Tjetër zhgënjim në ligën Saudite, Ronaldo shfaqet i tensionuar pas ndeshjes, shtyn pjesëtarin e stafit që i kërkoi ‘selfie’ (Video)

0 minutes, 57 seconds Read

Ashtu siç duket deri më tani, sezoni i parë i Cristiano Ronaldos me Al Nassr do të përfundojë pa ngritur asnjë trofe, ndryshe nga sa mendohej në janar. Ekipi tashmë është eleminuar nga të gjitha kupat vendase ndërsa i vetmi shans i mbetur është Liga Pro e Arabisë Saudite.

Paas rezultateve të ditës së sotme edhe kjo ligë do të jetë mision i vështirë për Ronaldon dhe shokët e tij të skuadrës. Al Nassr u ndal me një barazim përball Al Khaleej që është një skuadër pranë fundit të tabelës.

Kjo solli pakënaqësi tek Ronaldo i cili u shfaq i frustruar pas përfundimit të ndeshjes. Pas përfundimit të lojës, Ronaldo i dha fanellën e tij një prej lojtarëve kundërshtarë por më pas reagoi keq kur një pjesëtar i stafit të Al Khaleej u përpoq të bënte një selife me të. Siç shihet edhe në video, Ronaldo e shtyn punonjësin e stafit para se të hynte në tunelin ku u drejtua për tek dhomat e zhveshjes.

Publikime te ngjashme