Konjufca s’i përfill kërkesat për ndërprerje të seancës, PDK e AAK bllokojnë foltoren

1 minute, 27 seconds Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nuk i ka përfillur kërkesat e LDK-së dhe PDK-së për ndërprerje të seancës.

Këto kërkesa të partive opozitare kanë ardhur pas një përleshjeje që ka ndodhur në sallë të Kuvendit.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës që seanca e sotme të ndërpritet në mënyrë që të vazhdohet një ditë tjetër kur gjakrat do të jenë më të ftohur dhe kur të jetë tejkaluar kjo situatë.

“Kemi pas situata që janë mbyllë edhe nëpër gjykata, janë mbyllë edhe këtu. Kemi bërë edhe shkelje kushtetuese. Në legjislaturën e dytë kemi pasur një përplasje fizike jashtë sallës dhe është mbyllë me një vendim që e ka marrë kryesia me e përjashtua një javë ditë një deputet. Kam pasur përplasje edhe unë. Njerëz jemi, nxehen gjakrat. Por kam ditë me duru. Ujin e Albinit e kam duru, edhe gazin e Albinit e kam duru. Edhe vezët e koleges që ia ka dhanë Albinit mem gju i kam duru.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka propozuar që të ndërpritet seanca e sotme në Kuvend.

“Situata ishte shumë e rëndë, por realisht na kësi situata kemi parë edhe më herët po jo në atë shkallë. Situata degradoj kur ministrat e sulmuan deputetin se aktet e performancës me ujë na e kemi pa kryeministrin aktual duke i gjuajtur të gjithë deputetët me ujë e me gaz e me sprej kryeministrin në fytyrë, askush nuk e ka sulmua me shishe fytyrës”, tha Gashi.

Publikime te ngjashme