Solidariteti Palestinez me Kosovën gjatë Luftës së Vitit 1999, një shfaqje e harruar!

1 minute, 53 seconds Read

Gjatë kohës së Luftës së Vitit 1999 mes Kosovës dhe Serbisë, një skenë e papritur dhe emocionuese u shfaq në fushën ndërkombëtare duke u solidarizuar shumë popuj e kombe me Kosovën dhe qytetarët e saj. Edhe palestinezët ishin ndër shumë popuj që nga dhimbja dhe dhuna që përjetonin vëllezërit dhe motrat e tyre kosovare, vendosën të shprehin solidaritetin e tyre me Kosovën. Në një video ikonike, shfaqëse dhe prekëse, palestinezët treguan një akt human duke u solidarizuar me Kosovën në rrgët e Ramallahut, madje në video shihet se si disa ushtarak të veshur me maska digjnin flamurin e Jugosllavisë së atëhershme.

Në atë kohë, me qindra palestinezë, duke përfshirë civilë dhe udhëheqës të shquar, u mblodhën për të shprehur solidaritetin e tyre për Kosovën.

Pyetjes se çfarë i inkurajoi palestinezët të shprehin solidaritetin e tyre për Kosovën i përgjigjet një kompleksitet historik dhe emocional. Ndjenja e përbashkët e luftës për liri dhe shtypjet e dhunshme që i janë bërë prej pushtetit të huaj, i bënë palestinezët të identifikohen me kauzën e Kosovës. Ata e shihnin të përbashkët nëpërmjet historisë dhe kolektivizmit qëndrimin e mbrojtjes së territorit dhe të të drejtave themelore njerëzore.

Videoja që shfaqte palestinezët duke përkrahur Kosovën gjatë luftës së vitit 1999 ka mbetur në fletët e historisë. Në kohërat më të vështira, solidariteti ndërkombëtar sjell shpresë dhe forcon besimin në vlerat njerëzore. Pa marr parasysh orientimet politike të politikaneve që udhëheqin popujt, solidariteti i poppullit gjithëmonë duhet të jetë me të shtypurit.

@abu.luanAn diejenigen die behaupten dass Palästina die Kuffar von den Serben gegen die Muslime unterstützt hat. Das Video ist aus dem Jahr 1998/99 als Serbien in den Kosovo einmaschiert ist und ein Genozid an den Muslimen dort verübt hat. Wir sind eins, die Nationalität ist zweitrangig. Ein serbischer Muslim ist mir näher als ein albanischer Katholik.♬ Originalton – Abu Luan

Publikime te ngjashme