Sigurohet avokati për policët e kidnapuar

0 minutes, 32 seconds Read

Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euroatlantike, Boban, Bogdanoviq, bëri të ditur se është caktuar një avokat për tre policët e rrëmbyer dje nga njësitet speciale serbe.

Ai tha se kontaktin e avokatit të tre policëve ia ka përcjellur ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, i cili e ka informuar kryeministrin Albin Kurti.

“Sapo e thirra ministrin Nenad Rashiq nga Qeveria e Kosovës për ta informuar kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë se një avokat është siguruar në Serbi për të përfaqësuar pjesëtarët e rrëmbyer të policisë”, tha Bodanoviq.

Publikime te ngjashme