Shqiptari i Kosovës gjunjëzon serbin në Serbi

0 minutes, 53 seconds Read

Në Banjë të Vranjës janë zhvilluar dy xhirotë e para të Kampionati vetjak të Evropës në shah.

Në mesin e 484 shahistëve nga 40 shtete të Evropës pjesëmarrës janë edhe dy shahistë nga Kosova, Mjeshtri Ndërkombëtar,

Nderim Saraçi, kampion i Kosovës dhe Mjeshtri i FIDE-së, Gani Hamiti, nënkampion.

Ky kampionat zgjatë nga 3-13 mars.

Garat po zhvillohen sipas sistemit zviceran me 11 xhiro.

Në dy xhirotë e para dy shahistët tanë mund të thuhet se kaluan shumë mirë. Në xhiron e parë, Mjeshri ynë Ndërkombëtar,

Nderim Saraçi ka remizuar me Mjeshtrin e FIDE-së, Samaill Deyan Kostov, të Bullgarisë, kurse Gani Hamiti Mjeshtri i FIDE-së po ashtu ka remizua me Mjeshtrin e FIDE-së, Alpatslan Isik të Turqisë.

Në xhironë e dytë të zhvilluar të shtunë pas dite, Nderim Saraçi ka shënuar fitore ndaj shahistit të Serbisë, Dushan Kruniq, kurse Gani Hamiti ka pësuar disfatë në çastet e fundit në cajnot kundër shahistit rus, që ka luajtur nën emblemën e FIDE-së, Shubin Kirill.

Publikime te ngjashme