Aktorja Olta Gixhari ndërsa ka qenë sot e ftuar në “Më lër të flas” ka folur më shumë në lidhje me prapaskenat në sheshxhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”.

E pyetur se çfarë i tha Dori pas skenës me puthjen me Luizin në film, Olta tregoi se ai është mësuar ta shohë bashkëshorti edhe në filma të tjerë me këtë skenë.

E pyetur se si e ka marrëdhënien me Luizin, si një person ish-kundërshtar u shpreh: “E para në zemrën time nuk ka urrejtje. Unë jam tip që nuk mbaj inat. 5 minuta e kam dhe pastaj shkoj edhe përqafoj.

S’kam kohë ta urrej, s’e takoj, s’kam as motiv ta takoj. Mua Luizi më shijoji në film“.

Si puthte Luizi?

“S’më kujtohet fare, se di. Puthjet në film janë shumë teknike, saqë ti duhet të jetë brenda kornizës, kur të vijë batuta, etj etj. Ishte një baby kiss. Dori as nuk e komentoi fare, më tha ke qenë e mrekullueshme në film. Pastaj unë në çdo film kam puthur dhe Dori është mësuar të më shohë.

Kemi qenë bashkëpunues shumë të mirë me Luizin”, tha Olta Gixhari në “Më lër të flas”.