Shpërthim tek Lagjja e Profesorëve në Prishtinë, 6 vetura të dëmtuara

1 minute, 0 seconds Read

Sot, në rrugën “Zekerija Cana” në Prishtinë, e njohur si Lagjja e Profesorëve ka ndodhur një shpërthim.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i policisë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të tij, shpërthimi kishte ndodhur nga një mjet shpërthyes (granatë dore), ku si pasojë e saj janë dëmtuar gjashtë vetura.

Nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz. Përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit. Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci. /Lajmi.net

Publikime te ngjashme