Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një kontrabanduesi në veri, lëndohet një policë!

0 minutes, 51 seconds Read

Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar pas një shkëmbim zjarri mes një personi të dyshuar për kontrabandë mallrash dhe disa policëve, mbrëmë në veri të vendit.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, për teve1, tha se zyrtari policor është goditur me veturë nga një i panjohur, kështu duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Njëherit, Elshani tha se se pjesëtarët e policisë kufitare mbrëmë pas orës 22:00, kanë tentuar të ndalojnë një veturë në afërsi të Joshanicës në komunën e Leposaviqit.

Zyrtarët dyshuan se automjeti ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative nga Serbia dhe se ka pasur kontrabandë.

“Nuk është ndalur, ka goditur një polic dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri”, ka thënë Elshani.

Derisa për momentin Policia nuk ka informacione për të dyshuarin, pasi siç tregoi Elshani, shoferi në fjalë e ka lënë veturën dhe ka ikur.

Publikime te ngjashme